Jorgo Zani i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë të burgut të Krujës. 31-vjeçari një vit më parë i preu kokën e përçudnoi kufomën e kushëririt të tij të dytë, 12-vjeçarit, Andrea Zani në Palasë të Vlorës, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.
Në kohën kur kreu krimin makabër, Zani ishte i lirë, por njihej si person me probleme mendore, si pasojë e të cilave kishte përfunduar disa herë në spitalin psikiatrik në Vlorë, gjithashtu ishte kuruar edhe në Greqi.
Krimi
Krimi i rëndë ndodhi me 17 gusht të vitit 2016-të, ndërsa 12-vjeçari A.Z. së bashku me prindërit kishte ardhur nga Greqia për pushime tek gjyshërit në fshatin Palasë.
Ndërsa prindërit e minorenit ishin larguar në vendin fqinj ku jetonin prej disa vitesh, djali qëndroi tek shtëpia e gjyshes së tij. Gjatë kësaj kohe minoreni është shoqëruar me kushëririn e tij të dytë, Jorgos Zanin (djali i xhaxhait të Brunilda Zanit, nënës së viktimës). 30-vjeçari që njihej në të gjithë zonën si i çmendur, e ka afruar fëmijën me qëllim për ta masakruar.
Jorgos Zani e ka marrë djalin në banesën e tij dhe ka tentuar që ta vrasë. 12-vjeçari ka mundur të largohet dhe të ikë me vrap nga banesa e tij, por kushëriri i tij kanibal e ka ndjekur nga pas dhe pasi e ka zënë në një rrugicë, i ka prerë kokën duke përdorur një sëpatë dhe një thikë. Më pas vrasësi e ka lënë trupin e fëmijës anës rrugës dhe e ka mbuluar me çarçaf, ndërsa kokën e ka çuar tek banesa e tij.



