
28 vjet më parë shqiptarët ishin në arrati, duke i ikur varfërisë nga një vend që kishte përfunduar në kaos pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ata kishin arritur në portin e Durrësit me çdo pasuri që kishin, kishin sulmuar një anije të vjetër tregtare, duke detyruar komandantin të lundronte drejt Italisë, e cila për ta përfaqësonte tokën e premtuar.
Përafërsisht 20 000 vetë zbarkuan në portin e Barit në mëngjesin e 8 gushtit 1991, pasi kishin detyruar bllokimin e anijeve të patrullës, dhe nën sytë e tronditur të pak banorëve të mbetur të qytetit, të cilët nuk e besonin dot ajo karrocë deti plot njerëz që mbuluan plotësisht urën mund të lundronte akoma.
Emri i asaj anijeje, Vlora dhe imazhet e atij lumi njerëzish që filluan të hidheshin në det edhe para ankorimit dhe që më pas u derdhën nën një diell përvëlues mbeti përgjithmonë e ngulitur në kujtesën e Barit. /Ansa/



