Në zonën e Laprakës në rrugën "Gani Kryeziu" janë ankuar banorët për rrugën e tyre, e cila sipas tyre as fshati nuk i ka të tilla. Në fakt gjendja e rrugës ishte mjaft me probleme, pa kanalizime dhe me gropa të mëdha ujë.
Banorët shprehen se kanë bërë prita para shtëpisë së tyre me beton që uji të mos u futet në shtëpi, madje për këtë sipas një zonje, u ka shkuar edhe policia që mos bëj ndërtime pa leje. Ndërkohë që zonja kishte ndërtuar një vijë të drejtë e beton për të shmangur ujin gjatë motit të keq.
Ata shprehen se 30 vjet kjo rrugë ka kështu dhe çfarë sjellin rrugët e asfaltuara nga shiu, vijnë tek rruga e tyre e cila është me kalldrëm dhe pa kanalizime. Kanë bërë disa herë ankesa në Njësinë administrative Nr 11 apo dhe në bashki, por nuk ka pasur zgjidhje. Madje është gjatë fushatave elektorale, ata thonë që janë zhgënjyer, sepse dhe gjatë kësaj kohe gënjehen nga politika.
Njësia administrative Nr 11, Tiranë thotë se ne kërkesën për këtë rrugë ua kemi dërguar drejtorisë përkatëse në janar të këtij viti dhe së bashku me kërkesën tuaj që do t’ua dërgojmë sot, do presim përgjigjen nga ana e tyre dhe shpresojmë që situata të ndryshojë. Xhadat bënë kërkesën në mënyrë të protokolluar dhe tashmë presin një përgjigje nga Njësisë nr 11, Tiranë.



