Bahreini burgos përjetë liderin e opozitës

Bahreini burgos përjetë liderin e opozitës

Në Bahrein, lideri i opozitës, Sheikh Ali Salman, u dënua ma burgim të përjetshëm pasi Gjykata e Apelit e shpalli fajtor për spiunazh në favor të Katarit. Vendimi vjen pak muaj pasi Gjykata e Lartë e Bahreinit e shfajësoi Salmanin për akuzën e bashkëpunimit me shtetin rival.

Bahreini i ndërpreu marrëdhëniet me Katarin në vitin 2017.

Amnesty International e ka cilësuar këtë vendim si një “parodi e drejtësisë” në kuadër të luftës që Bahreini u ka shpallur disidentëve.

“Ky vendim është dëshmi e përpjekjeve të pamëshirshme të autoriteteve të Bahreinit për të heshtur çdo formë mospajtimi”, është shprehur drejtori i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Heba Morayef.

Ali Salman, i cili ka udhëhequr lëvizjen tashmë të jashtëligjshme Al-Ëefaq, u akuzua për komplot me Katarin për të nxitur trazirat anti-qeveritare në vitin 2011, së bashku me udhëheqësit e opozitës, Hassan Sultan dhe Ali al-Asëad, edhe ata të dënuar me burgim të përjetshëm.

Prokurori publik i Bahreinit tha se tre burra u burgosën për "aktet e armiqësisë" kundër Bahreinit dhe "komunikonin me zyrtarët e Katarit ... për të përmbysur rendin kushtetues", sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Akuzat datojnë shtatë vjet më parë, por dolën në dritë vitin e kaluar - pasi Bahreini, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë lidhjet me Katarin.

Aleatët e akuzuan Katarin për mbështetjen e grupeve terroriste dhe afrimin me Iranin, akuza që Katari i ka mohuar me forcë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy