Emisioni “Rrefimi Juaj” në MCN Tv sjell këtë puntatë rrëfimet e një mjeku që jetën e tij ia ka dedikuar dhënies së ndihmës së parë për çdo person që ka nevojë.
Çdo minutë është i vlefshëm për të, pasi përpiqet të jetë disa hapa para armikut të tij më të madh që quhet ‘vdekja’. Dëshira për të qenë pranë personave në nevojë, bindi mjekun Ergys Mici të vazhdonte rrugëtimin e jetës së tij në mjekësi.
Një profesion aq fisnik, por dhe i veshtirë dhe këtë Ergysi do ta vërente teksa do te ndeshej me raste te shumta në Urgjencën e Elbasanit, ku shumë persona të qëlluar, të plagosur, të aksidentuar, apo dhe të droguar do të prisnin ndihmën e parë të dhënë nga ai.
Në vitin 2006 Ergys Mici emërohet në qendrën shëndetësore të Dumresë së Belshit, ku do te ishte përgjegjësi i saj. Do te mjaftonte vetëm pak kohë dhe ai i shpëtoi jetën e një fëmije, për të cilin familja kishte humbur shpresën që do të jetonte. Pas shumë tentativash Ergysi do të risillte serish gëzimin në familjen e femijës, pasi fal tij i mituri mundi të kurohej jashtë vendit dhe sot gëzon shëndet te plote.
Fillesa në urgjencën e qytetit te Elbasanit, serish ishte një sfidë për mjekun dhe ai e pranoi me devotshmëri, ndonëse kushtet kanë qene jo te pranueshme. Gëzimi me i madh për Ergysin është kur arrin të stabilizojë sëmundjen e pacientit, por ka dhe raste kur gëzimi hesht, dhe pushtohet nga lotët.
Për të koha më e vështirë do te ishte Pandemia, kur lufta ishte me ‘te padukshmen’. Ergysi dhe kolegë të tij, do t’i vriste ndërgjegjja, pasi nga devotshmëria për profesionin, këtë sëmundje do ta dërgonin pa dashur dhe në shtëpinë e tyre ku do te infektoheshin dhe familjarë. Shpesh here ai do te detyrohej të braktiste tryezën e familjes se tij për të shkuar në vendin e ngjarjes, apo ne ambientet e Urgjencës, për të dhënë kontributin e tij për të qenë pranë pacientit në momente kritike. Largimi i mjekëve nga Shqipëria për të përmirësuar cilësinë e jetës gjithmonë do të mbesë një dramë profesionale për mjekun, pasi asnjëherë nuk ka zgjedhur të largohet, por të kontribuojë çdo ditë dhe më shumë pranë Urgjencës së Elbasanit. Shqipëria ka kaluar shume kohe të vështira dhe ende nuk është në pozita për të ofruar kushte si shtetet evropiane, por kjo s’do te thotë të largohesh, të paktën për Ergysin. Te shumtë janë mjekët që largohen, por Ergysi këshillon që më pare se të ndërmarrin hapa te tilla te mendojnë për një trajnim profesional për të qenë të barabartë me mjeke te shteteve fqinje apo te Evropës.
E shikoj nga afër fëmijën, ishte një fëmijë i bukur, afrohej dhe të bënte për vete, ishte si një engjëll. Kishte atë problematikën ‘spina bifida’, e gjithë familja ishte në vështirësi, të gjithë ishim të shqetësuar. Më preku shumë. Ka qenë dita ime e parë e punës dhe mua nuk më zinte gjumi. Në atë kohë në 2006 ne nuk kishim viza për të dalë jashtë, duheshin arsyetime të mëdha për të kaluar jashtë për një rast shëndetësor.
Më kujtohet një fëmijë që erdhi rëndë, kishte bërë kontrolle kishte një defekt të parregullueshëm në zemër, pavarësisht se kishte shkuar dhe jashtë. E kemi rikthyer në jetë disa herë gjatë natës. Pamë një mërzi dhe te familjarët, nuk e harroj kur më afrohet i ati dhe më thotë 'boll se e ke bërë punën tënde'. Ky ka qenë emocion shumë i madh, e ndjekim pacientin dhe këmbëngulim ta mbajmë në jetë. Na ndalon prindi dhe na thotë: Boll Se keni bërë gjithçka.
Fëmija ndërroi jetë pranë familjes. Këto janë momentet e vështira të mjekut.
Duke qenë në kontakt me pandeminë, ne ishim në vijën e parë, e çuam dhe në shtëpitë tona. Kalova një situatë të vështirë me tim atë. Më vjen keq se pati dhe raste, një nga koleget tona humbi bashkëshortin, ka qenë situatë e dhimbshme për ne si staf. Ne nuk patëm humbje stafi, por kemi pasur vështirësi me familjarët. E ndienim veten fajtorë, pasi e dërguam, ndoshta nuk ishim ne, por mendimi ynë ishte se e dërguam ne në shtëpi.



