Foto /Vlorë / Bllokohet furgoni me 932 kilogramë kanabis

Foto /Vlorë / Bllokohet furgoni me 932 kilogramë kanabis

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 932 kilogramë kanabis sativa të fshehur në një furgon. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Hajro Çakërri” pranë vendit të quajtur “Kuzum Baba”, pas informacioneve të marra nga policia se në qytet po qarkullon një mjet që po transportonte drogë.

Lënda narkotike ishte future në furgonin tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI, ndërsa policia ka identifikuar edhe personin i cili po transportonte sasinë e drogës.

Policia sqaron se: “Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva. Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M 

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy