
SHBA ka bllokuar fondet për disa institucione në Shqipëri, përfshirë edhe SPAK, me një vendim të administratës Trump, të cilin gjithmonë e kemi komentuar si të asistuar nga SHBA, jo vetëm në ekspertizë, por edhe në financim.
Për analisten Anduena Llabani, e ftuar në programin "MCN Live", ky vendim ka një ndikim të veçantë në hetimin e zgjedhjeve.
Ajo që mua më bën përshtypje është fakti se SPAK është në iniciativë e parë ligjore që ndërmerr për hetimin e zgjedhjeve, kështu që mungesa këtyre fondeve, nuk di se do të futemi në një kolaps edhe sa i përket regjistrimit të seancave nuk do të kenë mundësi më pastaj që të garantohet një proces i rregull ligjor.
Por përveç kësaj, mos harrojmë se edhe SPAS që është një gjymtyrë e rëndësishme e krimit, do të përballet me vështirësitë e trajnimeve për oficerët e Policisë Gjyqësore, prokurorëve, dhe të mjeteve të tjera materiale për të cilat SPAK nuk mund ti mbyll me buxhetin që e ka të garantuar.
Llabani ngre pyetjen nëse do të ndikojë vetëm financimi nga buxheti i shtetit, apo do të përdoren pasuritë e sekuestruara nga SPAK si një zgjidhje për të vazhduar aktivitetin.
Ajo që është shqetësuese është fakti që parat që ka sekuestruar SPAK, që arrijnë në një vlerë gati 41 milionë euro nga pasuri të sekuestruara nga krimi, mund të jenë një mundësi për të zgjidhur këtë situatë. Por, të gjitha këto pasuri janë nën monitorimin e SPAK-ut.
Sot, po shohim se SPAK ka hequr një këmbë nga karrika dhe rrezikon të humbasë besueshmërinë.



