Rama në Jalë, komentuesit: O Edo po të vjen Monika me kallash. Vajza: Je shofer, por patentën…

Rama në Jalë, komentuesit: O Edo po të vjen Monika me kallash. Vajza: Je shofer, por patentën…

Në festivalin veror të të rinjve të Internacionales Socialiste, i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se politika është një rrugë tek e cila jo vetëm të rinjtë, por të gjithë mund të gjejnë shpresë.

“Politika ashtu si forcë që bën keq është padiskutim edhe forcë që mund të bëjë mirë, aty ku asnjë formë tjetër e shprehjes së njeriut në shoqëri nuk mund të hyjë, hyn politika, e cila ka për qëllim ta bëjë botën më të mirë”,- tha Kryeministri në nisje

Dke iu folur të rinjve, Rama tha se për të vizituar Shqipërinë nuk duhet të nisesh kurrë nga perceptimi që kanë të tjerët që jetojnë jashtë. “Shqipëria është ndryshe nga çfarë mund të imagjinosh kur nisesh nga perceptimet e krijuara jashtë. Kushdo që do nisej nga perceptimet zor se do vinte ndonjëherë. Shqipëria është një vend ku po erdhe do të kthehesh prapë”,- tha ai.

Por në Jalë, kreu i qeverisë nuk ka nguruar pa shkëmbyer disa batuta me të rinjtë e pranishëm atje.

Ndërsa ai priste pyetje nga të rinjtë, një vajzë i është drejtuar duke i thënë që Rama është shoferi më i mirë.

Vajza: Përshëndetje dhe urime për fitoren e Partisë Socialiste. Ju si kryeministër keni bërë bujë dhe mund të themi që jeni shoferi më i mirë.

Rama: Një sekond unë nuk jam shofer.

Vajza: Po iu them që patentën që fituat në 2017 uroj ta fitoni dhe në 2021.

Por teksa ai fliste live, të shumtë ishin komentuesit që e ngacmonin dhe njëri prej tyre e pyeste nëse do kishte në Jalë ndonjë menu me ngjala.

Qytetari: Nuk më thua,kush i paguan gjithë shpenzimet e atyre të rinjëve…..?
A ka në menu ngjalë, në Jalë?
Punë të mbarë!

foto

Qytetari: O Edo po te vjen Monika me kallash, se i iku qyli

foto 2

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy