Paloka: Garantimi zgjedhjeve të lira kusht i patjetërsueshëm për PD. Ruçi: Kushtet të vonuara

Paloka: Garantimi zgjedhjeve të lira kusht i patjetërsueshëm për PD. Ruçi: Kushtet të vonuara

Ka nisur punimet seanca e parë plenare për sesionin e ri parlamentar, ku kreu i Kuvendit Ilir Meta ka lexuar rendin. I pari nga deputetët që ka dalë në podium pas fjalës së kreut të Kuvendit Ilir Meta ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i cili është ndalur në një qëndrim të së djathtës për zgjedhjet e ardhshme.  

Paloka tha se për këtë qëllim mbi 20 parti kanë nënshkruar sot një referendum, të cilin doja ta lexoja për të gjithë qytetarët. 

"Meqë jemi tek kalendari, opozita parlamentare ka përcaktuar tashmë si çështje të saj parësore, zhvillimin e zgjedhjve të lira dhe të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore për ne sesa garantimi i votës së lirë. Shqiptarëve duhet tu kthehet besimi tek një proçes i drejtë dhe i lirë, se vota e tyre do të shkojë atje ku ata duan dhe do të numërohet drejtë. Mbi 20 parti parlamentare dhe jo parlamenbtare kanë nënshkruar sot një memorandum", deklaroi Paloka.

Kushtet për zgjedhjet, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi i cilësoi tejet të vonuara. Ai pyeti PD: Ku keni qenë keto tre vite e gjysëm?

"Do ishte mirë që në hapje të këtij sesioni të bënim një bilanc për sesionin e kaluar dhe të përcaktonin piketat për këtë sesion. Kjo nuk u bë. Është shumë e drejtë që ju u kujtuat për një problem që duhet të ishit kujtuar 4 vjet më parë.Ku keni qenë këto 3 vite gjysëm për këtë çështje kaq madhore sa çe quani ju. U kujtuat vetëm tashmë që nisim sesionin e fundit, që nuk është më i gjatë se katër muaj.E dini shumë mirë që ndryshimet thelbësore në kodin elektoral duhen bërë 6 muaj para zgjedhjeve. Nuk keni pasur vullnet për ndryshime, e kërkoni si alibi sot. Këtë kod e keni bërë ju dhe me dakordësinë tonë. Nuk jeni dakord me veten ju, nëse jo pse? Ky kod është verifikuar në zgjedhje, ata që na kanë parë këto zgjedhje, që i kanë monitoruar kanë arritur në disa përfundime, nuk kanë hedhur poshtë kodin dhe as sistemin, siç është depolitizimi i komisioneve, financimi i partive, blerja e votës, transparenca e reklamave të partive politike në media të ndryshme. Të gjitha këto ua kemi propozuar", tha Ruçi në fjalën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy