Llabani: Ish-punonjës të SHIK-ut monitoruan votuesit, punonin për subjektet partiake

Llabani: Ish-punonjës të SHIK-ut monitoruan votuesit, punonin për subjektet partiake

Analistja Anduena Llabani duke folur MCN Live tha se ish-punonjës të Shërbimit Informativ monitoruan procesin zgjedhor dhe votuesit për llogari të subjekteve partiake.  

Sot në qendra të mëdha të votimit ka pasur edhe ish-SHIK-sa, ish-punonjës të Shërbimit Informativ, të cilët punonin për subjektet partiake, për të parë kush ishin individët që do votonin dhe si do votonin. Janë fotografuar edhe votat, kartat e identitetit. Persona të ish-Shërbimit kanë qenë në Kamëz dhe në zona të tjera. Edhe në Fushë-Krujë ka pasur raste”.

Lidhur me tentativën për Salvador Kaçajt, Llabani tha:

Salvador Kaçaj ka raportuar se persona me makina pa targa kanë pasur një tentativë për ta qëlluar atë. Falë manovrave të shoferit s’ka pasur asnjë plumb ndaj tij. Kemi vetëm një dëshmi të bazuar te vet personi, që pretendon se i është bërë një atentat në tentativë. Bëhet fjalë për dy automjete, një ‘Benz’ i bardhë pa targa dhe një ‘Volvo’. Ka ndodhur në autostradën e Lezhës”.

Llabani tha se në total në këto zgjedhje pati vetëm 4 ndërhyrje të policisë në Qendrat e Votimit.

Ka pasur kanosje, grushte, kanosje, fotografime të votës, intimidime, përplasje jashtë QV-ve. Deri tani raportohen vetëm 4 ndërhyrje të policisë në QV-të.  Është një ditë suksesi për policinë sepse s’janë shënuar vrasje dhe plagosje, kemi pasur incidente vetëm nga militantë. Pati përplasje fizike në Durrës. Forcat RENEA kanë qenë në Himarë ditë përpara. Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa ekstra duke çuar RENA-n në vendngjarje, për të pasur nën kontroll situatën në rast agravimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy