Ujësjellësit drejt falimentit/ Kthupi: Ato kanë histori keqmenaxhimi prej 20 vitesh. Bashkitë, përgjegjëse për administrim jocilësor (VIDEO)

Ujësjellësit drejt falimentit/ Kthupi: Ato kanë histori keqmenaxhimi prej 20 vitesh. Bashkitë, përgjegjëse për administrim jocilësor (VIDEO)

Teksa ditë më parë Ujësjellës-Kanalizimet në Durrës deklaruan falimentin, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Trajtimit të Mbetjeve, thotë se nuk bëhej fjalë për faliment, por për riorganizim. Por lidhur me këtë fakt, Rezart Kthupi, ish drejtor i UKT, thotë për MCN lajme, se vendimi i Asamblesë së Ortakëve flet për faliment dhe se tashmë nuk flitet më për kushtet e një riorganizimi të kompanisë. “Rezulton se ka një vendim të asamblesë së ortakëve për të shpallur falimentin e Sh.a ujësjellës-kanalizim Durrës. Nëse vendimi ka shpallur falimentin, atëherë jemi në kushtet e falimentimit e jo të riorganizimit siç pretendon Agjencia Kombëtare e Ujësjellësve, fakt që na çon të mendojmë se vendimi i Asamblesë ka zgjidhur atë që është dilemat lidhur me financat. Në kontestin kohor, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve kanë kaluar në varësi të bashkive që në 2009. Bashkia Durrës është rast specifik sepse ajo nuk ka pranuar të marri në pronësi ujësjellës-kanalizime sh.a,. deri në vitin 2014”. Sipas ekspertit Kthupi, kompanitë e ujësjellës-kanalizimet në vend, kanë një histori rreth 20 vjeçare të keqmenaxhimit dhe se bashkitë në varësi të tyre duhet të kishin marrë masa për rritjen e kapaciteteve të kompanive. “Ajo që ka ndodhur është se historinë e këtyre kompanive kanë një historik të keqmenaxhimit në kohë e në mënyrë të vijueshme. Dmth, nuk është një fenomen që ka ndodhur pas 2015, por fillon shumë më herët, të paktën në harkun kohor të 20 viteve te fundit. Keq menaxhim konstant dhe ka krijuar këto ngërçe. Ka një mungesë të planifikimit strategjik. Qe d.m.th., pse kompania e ujësjellës-kanalizimeve është lënë në pronësi të bashkisë. Bashkia krijon një plan afatgjatë për atë që është mirërritja apo mënyra se si do të rritet qyteti, që nënkupton rritja e qytetit duhet të përfshijë edhe furnizimit me energji elektrike dhe atë më ujë të pijshëm. Kjo ishte arsyeja se pse ato kaluan në pronësi të bashkisë dhe ato do duhej të kishin marrë masa që bashkë më rritjen e qytetit ose planit urban, të merrnin masa edhe për rritjen e kapacitetet të ujësjellës-kanalizimeve sepse është një detyrim që bashkia duhet ta ofrojë si shërbim. Kjo nuk ka ndodhur dhe bashkia duhet ta ofrojë si shërbim, dhe duke qenë që nuk ka ndodhur, ato kompani janë detyruar të shkojnë gjithmonë pas ose të ndjekin, sepse ti duhet të marrësh masa paraprakisht. Mungesa e eficences ekonomike, në keqadministrim ma shumë faktorë, një ndër faktorët është punësimi i tepërt në to, kjo shoqëruar në mungesën e vizionit dhe planet e së ardhmes, investimeve që kanë për qëllim ta rregullojnë , kanë çuar në situatën që janë sot”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy