Një nxënës i shkollës së mesme u kap me një armë zjarri në shkollë, në Shkodër. Sipas policisë së qytetit verior, R. N., 15 vjeç, banues në Shkodër, nxënës i klasës së 10-të, mbante me vete një pistoletë tip “Zastava”.
“Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri, tip pistoletë, e markës “Zastava”, pa fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekzaminimit të mëtejshëm”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



