
Nga Mali i Zi ku po zhvillohet forumi to be secure, presidenti i Kosovës Hashim Thaci shprehet optimist se Kosova do të marrë në qershor rekomandimin për liberalizim të vizave. Thaci tha se dialogu me Serbinë është drejt finalizimit, teksa me Malin e Zi nuk ka më cështje të hapur pas demarkacionit.



