Zgjedhjet e 14 majit/ Ish-deputeti i PS Eduart Ndocaj mbështet kandidatin e Berishës

Zgjedhjet e 14 majit/ Ish-deputeti i PS Eduart Ndocaj mbështet kandidatin e Berishës

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Eduart Ndocaj ka dalë në mbështetje të kandidateve të koalicionit "Bashkë Fitojmë", në grupimit të Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14-majit.

Fushata e tij është përqendruar në zonën e Lezhës, pasi sipas tij kjo bashki ka nevojë për ndryshim dhe këtë mund të bëjë më së miri mjeku Pashk Gjoni.

Duke qenë se jeton dhe punon në Itali, ish deputeti Eduart Ndocaj thotë për MCN TV se po punon maksimalisht për të bindur dhe sensibilizuar emigrantet që të japin kontributin e tyre, duke u bërë pjesë e votimeve në zgjedhjet vendore të 14-majit.

Bashkia e Lezhës do të ketë dy kandidatë në zgjedhjet e 14-majit kreun aktual të bashkisë Pjerin Ndreu i cili kërkon një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste dhe mjekun e njohur Pashk Gjoni i cili përfaqëson opozitën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy