Buxhuku: Sekserët marrin 10-20% nga transaksionet e KESH

Buxhuku: Sekserët marrin 10-20% nga transaksionet e KESH

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e emisionit “MCN Economy” se sekserët të cilët realizojnë transaksionet e blerjes së energjisë elektrike marrin 10-20% të të gjithë vlerës. Duke vijuar shpjegimin e tij, Buxhuku theksoi se  

Qeveria është përgjegjëse, duhet të kuptojmë se çfarëdo lloj borxhi në finale i mbetet konsumatorit. Në fund pagan qytetari në tarifën e ujit ose të energjisë elektrike.

Po flasim për kosto të rritura, nuk kuptoj faktin që një sistem energjetik është copëtuar me tre kompani që ndjekin parimet e liberalizimit praktik siç e ndjekin vendet e zhvilluara. E paarasyeshme pse nuk kemi një kompani që t’i kemi bashkë këto tre njësi.

Kur dalin në treg, nuk dalin kompanitë drejtpërdrejtë, kemi sekserë që marrin pjesën e tyre. Kjo është arsyeja pse nuk bëhet bursa. Po u vendos bursa s’ka tendera. Thotë që mund të arrijë deri 20% që marrin sekserët . Të marrësh 10% të një tenderi do të thotë shumë.

Pse nuk dalim me holding dhe nuk bëjmë politika të njehsuara. Pse nuk ndalim në treg? Këta seksera janë kompani që kanë 2-3 veta që merren vesh sa do sulmojnë dhe japin ofertën.

Para ca vitesh një komnani që merrej me trasksionet e energjisë, 3 vjet rresht 2 pronarët e saj ishin pronarët më të pasur. Të humbësh 10% në transaksion është shumë shumë e madhe. Ne në strategjinë e zhvillimit të sektorit, ne sot përsëri me masën 90% bazohemi në sistemi që janë ndërtuar para 30 vitesh, prodhimet nga uji, duke lënë mënjanë diellin.

Buxhuku tha gjithashtu se Rama u tërhoq nga fasha për energjinë elektrike për shkak se ai ndjeu një reagim nga qytetarët dhe kishte frikë nga ndikimi që do të kishte ky vendim në zgjedhjet lokale

Për administratorin e Konfindustrisë ka një keqmenaxhimi të sistemit energjetik dhe kjo është vërtetuar dhe në bilancin e vitit 2021.

Unë mendoj që në radhë të parë nëse do themi pse u tërhoq Rama mendoj se është normale pasi ai ndjeu që do të kishte reagim. Të ngresh çmimin e energjisë është e ndjeshme për të gjithë popullatën, jo vetëm për shtresën e varfër. Me afrimin e zgjedhjeve do të kishte ndikim. Natyrisht u tërhoq bëri një hap prapo, duke marrë oksigjen dhe nga kushtet atmosferike. Ndjeu trysni sociale, dhe frikën e zgjedhjeve. Nëse do të gjykojmë se çfarë ka ndodhur me tregun, do të them që ka dy momente, e para që në dy vitet e fundit ne kemi keq menaxhim të sistemit, nuk po vuajmë nga diçka kataklizmike, janë normale nga një sistem që varet nga prodhimi i ujit. 2021 nuk mbahet si vit me reshje. Prodhuam më shumë se nevojat e brendshme dhe kaluam në krizë. Fakti që në 2021 prodhuam 6.5 % më shumë energji elektrike sesa konsumi tregon që sistemi është në pozita normale. Kur flasim për menaxhim dalim që kemi shpenzuar 350 milionë euro për blerje dhe pritet të shkojmë te 500 milionë. Nëse prodhon më shumë sesa konsumon atëherë tregon që ka probleme me keq menaxhimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy