Arrestime për ekzekutimin e Gentian Bejtjas/ Hoxha: Porositësit dyshohen të jenë nga zona e Nikles, ngjarje me prapavijë të madhe

Arrestime për ekzekutimin e Gentian Bejtjas/ Hoxha: Porositësit dyshohen të jenë nga zona e Nikles, ngjarje me prapavijë të madhe

Gentian Bejtja u ekzekutua në oborrin e banesës së tij më 15 mars dhe tashmë dy të dyshuar kryesor për këtë ngjarje janë vënë në prangat e policisë, Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu.

Lidhur me arrestimet e këtyre të fundit, gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë në emisionin “Të pa ekspozuarit”, se të dyshuarit sipas prokurorisë do të na çojnë deri te autorët.

Sipas tij porositësit dyshohen të zonës së Fushë-Krujës, ngjarje kjo me prapavije të madhe.

Policia na dha një mesazh dhe arrestoj dy të dyshuar, njërin e akuzon se ka qenë i përfshirë direkt në ngjarje, tjetrin si ndihmës në logjistikë. Është ende herët për të shkuar deri te autorët. 

Deri tani autorët rezulton se nuk janë të zonës, por kanë vepruar për interes të grupeve të zonës së Fushë Krujës.

Ata që e kanë dashur të vdekur Gentian Bejtjan, janë të zonës afër tij, ndërsa ekzekutorët të ardhur, dyshohen një grup nga jugu, një grup shumë i rrezikshëm. Hyn tek ato çështjet e vështira për t’u zbuluar.

U gjetën dy persona për të cilët gjykata cilësoi të ligjshëm arrestimin. Minimumi të gjejnë prova që ti detyrojnë të flasin. Është ngjarje që ka një prapavijë shumë të madhe, jo një ngjarje e organizuar aty për aty.

Në vijimësi ngjarjet e Nikles nuk janë zbardhur, ngjarja është me prapavijë të madhe. Prokuroria shpreson se me këta të dytë, të shkohet deri te autorët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy