Xhepa: Indeksimi pensioneve detyrim ligjor, gjendja ekonomike e pensionistëve e vështirë (VIDEO)

Xhepa: Indeksimi pensioneve detyrim ligjor, gjendja ekonomike e pensionistëve e vështirë (VIDEO)

Nga 1 tetori, pensionistët do të kenë një rritje në pagën mujore të tyre me 8.6%. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Selami Xhepa në një lidhje skype me MCN Live tha se indeksimi duhet të ishte dyfish, ndërsa theksoi se ky indeksim është një detyrim ligjor. Ai tha se duhet të kemi diferencime në indeksim pasi gjendja ekonomike e pensionistëve është e vështirë. Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndikuar në shportën e pensionistëve.

Nuk ka dyshim që është lajm i mirë për pensionistët që do marrin një pension më të shtuar por kur flasim për idneksimin pikëpamjet janë të ndryshme. Për një periudhë të madhe kohe qeveria nuk ka realizuar indeksimin e përvitshëm, nqs do indeksonim çdo vit sigurisht që rritja pensionit do ishte goxha më e madhe. Së dyti nga pikëpamja e mënyrës që realizohet indeksimi duhet të kemi diferencime sepse për pensionet e ulëta ndoshta shkalla e indeksimit duhet të jetë me e lartë sepse ndarja, diferenca mes pensioneve të ulëta dhe të larta kanë krijuar një ndarje të madhe mes shtresave apo grupimeve të pensionistëve. Pra nëse do kishim një rritje dhe indeksim më të ulët për pensionet e larta do kishim ndoshta një politikë sociale më të duhur. Thjeshtë një pjesë kanë punuar në një kohë tjetër kur kontributet e tyre ishin më të vogla kështu që se shoh si reformë sociale, por si një reformë të duhur që vendos drejtësinë sociale.

Më tej ai shtoi se problemi është se pavarësisht që bëhet indeksimet ato nuk janë bërë të diferencuara, pasi shporta e konsumit, modeli i konsumit është i ndryshëm për kategoritë shoqërore, prandaj ndoshta do duhet të kishim një indeks të veçantë për kategorinë e pensioneve.

Kategoritë shoqërore të veçanta duhet të kenë indeksim më të lartë por kjo deri tani nuk ka ndodhur, një përpjekje është bërë nga PD, ku u vendos që pensionet në fshat dhe qytet nuk do ishin më pak se 100 dollarë dhe nga ajo periudhë s’ka pasur më politika të diferencuara për kategori të veçanta të pensionistëve.  Nëse pensionistët nuk do kishin të ardhura të tjera nga të afërmit e tyre për ta do të ishte e vështirë mbijetesa. Nqs inflacioni është 8.6% pjesa më e madhe e shportës është shumë më e lartë. Inflacioni në këtë kategori është rritur deri 25% dhe kemi gati 2.5 vite që ekonomia ka pasur rritje të fortë të çmimeve gjë që ka ndikuar te të gjitha shtresat shoqërore, prandaj është e nevojshme të shihet indeksimi sepse jemi duke prishur kapitalin shoqëror dhe në këtë mënyrë nxisim emigracionin.

Ndërsa lidhur me taksimin e profesioneve të lira, apo ata që japin me qera apartamentet, Xhepa tha se ka një shpërndarje të pabarabartë të barrës fiskale e cila është e foksuar tek shtresa e mesme. Ai tha se rritja e taksave ëhstë më e lartë se sa duhet dhe se ndryshimet duhet të jenë graduale dhe në afat të gjatë.

Në fakt ka një shpërndarje të pabarabartë të barrës fiskale. Shqipëria ka nivel të ulët rendimenti fiskal, por mos të harrojmë se kjo shpërndarje e barrës fiskale është e pabarabartë dhe po vazhdon të theksohet. Me të ardhura të ulëta kemi quajtur ata që marrin nën 40 mijë lekë, të pasurit janë po aq të pasur sa për të paguar individë për të shmangur këto pagesa dhe kjo po bëhet shumë e fortë me ndryshimet fiskale që po propozohen. Do të shmangin një pjesë të legjislacionit të bërë por ashpërsia e këtyre ligjeve është me efekte te të forta për pjesën më të madhe të shoqërisë. Ato shtresa që po goditen janë shtresa e mesme. Pra e gjithë barra fiskale, por dhe profesionet e lira duhet të tatohen padiskutim, por shkalla me të cilat po ndodhin këto ndryshime janë të pazakonta sepse ne shkojmë nga tatim fitimi 10% në 15 %. Në të gjithë botën rrija e taksës është graduale. Tatimi i vlerës së shtuar në ekonominë e Shqipërisë është 20%, pra e gjithë kjo rritje që bëhet është shumë e fortë, nuk po përjetojmë një rritje me 5, 7 apo 10%, por është shumë e madhe dhe çdo vit i japim buxhetit të shteti 500 mln euro më shumë nga taksat. Nëse do bëjmë një rritje dhe më të ashpër nga taksat dhe më shumë para do të dalin nga xhepat e qytetarëve.

Më tej ai shtoi se kur flasim për reformë tatimore e para duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk mund të luajmë e heqim e vëmë prapë sepse kjo mënyrë sipas tij krijon deformime të sinjaleve.

Politikat duhet të jenë konsisente dhe nëse flasim për eliminime të shmangies së taksave, nuk duhet ta vendosim në arsim dhe të përjashtojmë miliarderët e naftës, duhet ta nisim nga atje ku dhe me radhën që duhet. Nëse ka një shqetësim serioz të popullsisë është kapitali shoqëror dhe ne duhet ti lehtësojmë ata dhe jo ti ngarkojmë dhe më shumë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy