Vëlla e motër janë vrarë në oborrin e banesës së tyre në Kodër-Rrëshen të Mirditës, për motive dhe në rrethana ende të panjohura.
Policia dyshon se vrasësi është ish-bashkëshorti i motrës, i cili sipas të dhënave të para është larguar menjëherë nga vendngjarja, dhe është shpallur person në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
“Rrëshen , Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.”



