Del ekspertiza mjeko-ligjore, por gjyqtari Miri mbetet në burg

Del ekspertiza mjeko-ligjore, por gjyqtari Miri mbetet në burg

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e gjyqtarit të Apelit Shkëlqim Miri dhe ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.

Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore ku thuhet se Miri ka tumor në kokë, por nuk i rrezikohet jeta, gjykata nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë.

Gjyqtari Miri kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Mbi 46-vjeçarin rëndon akuza e korrupsionit aktiv, pasi në banesën e tij, u gjetën rreth 30 milionë lekë.

Sipas prokurorisë nga hetimi e kryera gjyqtari Miri, ka ndryshuar akuzën ndaj Gentian Dodës, i akuzuar për vrasjen e Asllan Gjokës në vitin 1997.

Gjatë arrestimit gjyqtarit iu kapën rreth 300 milionë lekë në banesë. Konkretisht atij iu sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy