Zhabina: Ka njëlloj cedimi në hetimin pasuror, krimi i organizuar ndikim në jetën ekonomike

Zhabina: Ka njëlloj cedimi në hetimin pasuror, krimi i organizuar ndikim në jetën ekonomike

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar mbi punën e SPAK sa i përket botës së krimit për të cilën u shpreh se ka njëlloj cedimi sa i përket hetimit të pasurive.

Ai tha se paratë e krimit janë të përqendruara kryesisht në ekonomi veçanërisht te ndërtimi, ku krahas Tiranës dhe bregdetit të jugut edhe veriu po kthehet në një atraksion për krimin e organizuar.

Sipas tij institucionet janë të destinuar për të dështuar sa i përket hetimeve pasurore, një ndër to dhe OFL sepse ishte institucion i nisur keq.

Këto 2-3 vitet e fundit SPAK me ç’kodimin e aplikacioneve ka pasur njëlloj suksesi në krimin e organizuar, por çfarë ka nxjerr si konkluzion është se krimi i organizuar shqiptar është shumë prezentë kryesisht në ekonomi sepse ka para që gjëndërohen nga trafiku i drogës dhe kërkojnë të pastrohen.

Mund të them se këtu ka ceduar më shumë kjo prokurori te hetimi i pasurive, sepse ka disa pasuri hetimi për të cilat ka nisur disa vite më parë, disa justifikohen, dhe SPAK pastaj e ka të vështirë për ti sekuestruar.

Prandaj SPAK duhet të fokusohet te pastrimi i parave sepse pjesaa më e madhe e parave të krimit pastrohen në ndërtim në Tiranë dhe zonat bregdetare ku këto të fundit vitet e fundit kanë një bum të madh ndërtimesh dhe zhvillimi.

Kohët e fundit dhe veriu është bërë një atraksion për krimin, qeveria ka shpallur paketën e maleve dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për krimin e organizuar për të pastruar paratë sepse priten resorte për tu ndërtuar.

I pyetur nëse kemi ndonjë të dhënë apo raport se sa është ndërhyrë te pasuria e krimit, Zhabina tha se kam përshtypjen se OFL ishte i predispozuar për të dështuar që kur u krijua sepse nëse hetimi nis keq që në fillim është di destinuar të dështojë.

OFL ishte i predispozuar për të dështuar që kur u krijua për shkak se prokuroria e posaçme e ka pas të pamundur që në atë volum dosjesh që referonte policia të bënte të mundur një hetim shterues për të gjithë personat që kanë ushtruar aktivitete kriminale dhe kanë investuar në pasuri të paluajtshme miliona euro xhiro.

Ishte një operacion i destinuar për të dështuar dhe jo vetëm në rastin e vëllezërve Elezi, por kam përshtypjen se i legjitimoi dhe këto dyshime. SPAK nuk e mori shumë seriozisht këtë operacion, OFL, sepse nëse hetimi nis keq që në fillim është di destinuar të dështojë.

Po flasim për vitin 2020 ku prokuroria e posaçme kishte vetëm 1 vit që ishte formuar dhe BKH operonte vetëm me 10 oficerë, pra e kishte të pamundur për të hetuar. Prandaj them se OFL është operacion i nisur keq dhe i destinuar të dështonte.

Sot që ne flasim nëse SPAK e ka të vështirë për të hetuar pasurinë kam përshtypjen se duke pasur parasysh pritshmëritë nga SPAK duhet të godasë më shumë aty ku ka më shumë prezencë të krimit të organizuar dhe ky është te ekonomia.

Paratë që gjeneron ndër vite futen në ekonomi dhe ne sot e kemi të pamundur të blejmë një shtëpi për dy persona që janë me rroga normale në vendin tonë. Sektori që ka lulëzuar më shumë vitet e fundit është ndërtimi. SPAK ka të përcaktuar dhe zonat ku pastrohet më shumë para krimi, Tirana dhe bregdeti, kryesisht jugu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy