Gjonaj bën bilancin e 2019, flet për kërcënimin e zyrtarëve të burgjeve: Do mbrohen nga struktura speciale

Gjonaj bën bilancin e 2019, flet për kërcënimin e zyrtarëve të burgjeve: Do mbrohen nga struktura speciale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi të zhvilluar me gazetarët, ka bërë një bilanc paraprak të arritjeve për 2019. Teksa ka folur për të arrituar, ajo ka konfirmuar edhe faktin se tre drejtues të policisë së Burgjeve kanë marrë kërcënime me jetë. Gjonaj nuk dha emrat e drejtuesve, por tha se po ruhen edhe nga policia e Shtetit dhe nga një strukturë e posaçme që është ngritur me urdhër të ministres.

“Nuk mund të bëj të ditur institucioni emrat e drejtuesve”, tha Gjonaj, për shkak të sensitivitetit të çështjes.

Pas kërcënimit të drejtorit të burgjeve, Agim Ismailit, Gjonaj ka deklaruar se regjimi 41 Biss do të ofrojë mbrojtje për drejtorët e burgjeve nga kërcënimet nga të dënuarit. Ministrja ka shpjeguar se si do të funksionojë kjo strukturë e re.

“Një pjesë prej jush kanë publikuar raste të kërcënimit të drejtuesve të burgjeve, dhe kjo strukturë speciale do t’i mbrojë. Padyshim edhe Policia e Shtetit duhet të ofrojë mbrojtje”, theksoi Gjonaj.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj u shpreh se pret rezultate për vitin 2020 nga reformat e nisura të drejtësisë.

“Viti 2019-të shënoi dy rezultate të rëndësishme sa i përket drejtësisë, siç ishte ngritja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm”, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë.

Ministrja Gjonaj foli edhe për Gjykatën e Lartë duke theksuar se, kjo gjykatë do të jetë gati në fillim të vitit 2020.

“Ka ende punë, presim ngritjen e Gjykatës së Lartë, ky proces është vonuar pak edhe për shkak të kompleksitetit dhe kontrollit të kandidatëve. Fillimi i 2020 do na gjejë me Gjykatë të Lartë, dhe kjo do ulë stokun e dosjeve. Lidhur me SPAK , periudha tranzitore ka vështirësitë e veta, por besoj si Prokurori i Përgjithshëm dhe kreu i SPAK po marrin masa sa i takon transferimit të dosjeve në kohë”, u shpreh ministrja.

Përsa i takon Gjykatës Kushtetuese, Gjonaj tha se pret që Kuvendi t’i çojë shumë shpejt Komisionit të Venecias pyetjet mbi veprimet e Presidentit të Republikës dhe ngërçit që u krijua midis KED, Presidencës dhe Parlamentit.

“Duke shprehur që kjo gjë të zgjidhet, që Gjykata Kushtetuese të funksionojë sa më shpejt”, shtoi ministrja.

Gjonaj njoftoi edhe nisjen e takimeve institucionale gjatë 2020-ës, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Bashkimit Europian, për të realizuar koordinimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Ministrja deklaroi se ndodhen në fazën finale të ngritjes së qendrës për parandalimin e krimeve tek të miturit.

“Po insistojmë fort për një institut jashtë sistemit të burgjeve, me qellim që këta të mitur të ndjekin shkollën dhe t’ju ofrohet trajtim psiko-social”, tha Gjonaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy