BE reagon pas letrës së politikanëve perëndimorë: Të gatshëm të sanksionojmë edhe Serbinë

BE reagon pas letrës së politikanëve perëndimorë: Të gatshëm të sanksionojmë edhe Serbinë

Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm të vendosë masa ndëshkuese edhe ndaj Serbisë nëse Beogradi nuk ndërmerr veprime në drejtim të shtensionimit të situatës. Ishte zëdhënësi i BE Peter Stano që komentoi letrën e dhjetëra parlamentarëve të Perëndimit. 

Në një letër drejtuar SHBA-ve dhe BE-së ata kërkuan ndryshimin e qasjes ndaj Serbisë. 

“Ajo që kemi bërë më së fundi në dritën e përshkallëzimeve që ndodhën është vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Stano.

Ai vuri në dukje se “nëse vendet anëtare kërkojnë diçka të tillë ne do të vendosim masat e nevojshme edhe kundër Serbisë nëse pra këto vende anëtare vlerësojnë se në kushtet dhe kontekstin aktual të krizës së fundit Serbia nuk po bën asgjë për të ulur tensionet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy