E vërteta e hidhur e sheqerit/ Çfarë na fshehën studiuesit për 50 vjet me radhë

E vërteta e hidhur e sheqerit/ Çfarë na fshehën studiuesit për 50 vjet me radhë

Sheqeri është shumë më i dëmshëm nga sa e mendonim dhe e vërteta na është fshehur për mbi 50 vjet. Studiuesit janë paguar që të mos thonë të vërtetën për dëmet e sheqerit në shëndetin e njeriut, duke ia lënë “fajin” për sëmundjet kardiake vetëm yndyrnave. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar nga Universiteti i Kalifornisë në revistën “JAMA Internal Medicine”.

Studimi me titull “Industria e sheqerit dhe sëmundjet e zemrës. Një analizë historike e dokumenteve të kësaj industrie” tregon se si Fondacioni për Kërkimet mbi sheqerin ka financuar profesorët dhe nutricionistët e Universitetit të Harvardit.

Një studim i vitit 1967 i publikuar në revistën “Neë England Journal of Medicine” fokusohet te problemet e zemrës duke marrë si faktorë risku vetëm yndyrnat. Ideja në bazë të tij është të largohet vëmendja nga sheqeri dhe të përqendrohet vetëm te yndyrnat dhe kolesteroli.

Studime të tjera i kanë bërë konsumatorët të besojnë e nuk është sheqeri shkaku I kariesit dhe problemeve të tjera të dhëmbëve.

Një studim i kryer së fundmi në SHBA ka evidentuar rreziqet me të cilat përballen fëmijët e moshës 2-18 vjeç, të cilët konsumojnë shumë sheqer. Studimi ka nxjerrë se dëmtimet në tru janë të njëjta me ato të fëmijëve që pësojnë abuzime apo stres të vazhdueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy