
Kievi mund të rezistojë vetëm një javë, nëse forcat ushtarake të Moskës na rrethojnë.
Kështu deklaroi kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Vitalii Klitschko, në një intervistë për CNN, ku bëri me dije se rezervat e qytetit mund të mjaftojnë vetëm për shtatë ditë.
Kemi nevojë për avionë luftarakë tani. Na ndihmoni! Kievi është objektivi i Moskës. Ne do të mbrojmë deri në fund kryeqytetin dhe atdheun, por në Kiev ka shumë shqetësim.



