Salianji mbërrin në burgun e Fierit, vendoset në dhomë më vete

Salianji mbërrin në burgun e Fierit, vendoset në dhomë më vete

Deputeti demokrat Ervin Salianji, ka mbërritur rreth orës 20.15 të mbrëmjes së sotme në burgun e Fierit, në sediljen e pasagjerit të një fuoristrade të bardhë, i shoqëruar nga një furgon policie.

Pas vetëdorëzimit të bërë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Salianji kreu procedurat dhe më tej u shoqërua në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin me një vit burg.

Mësohet se Salianji është akomoduar në IEVP Fier, në një dhomë më vete.

Deputeti demokrat Luan Baçi, nga ambientet e jashtme të burgut tha se ndodhet në mbështetje të kolegut të tij, për të cilin deklaroi se është i dënuar politikisht nga mazhoranca dhe kryeministri.

Kushdo mund të ishte sot në vend të tij. Salianji përveçse ka bërë një dënim që u vërtetua katërçipërisht i vërtetë, sepse vëllai i Xhafajt u dënua në Itali, si mund të themi që Salianji është dënuar me të drejtë.

Është një i dënuar politik, është goditje ndaj opozitës.

Salianji do të nisë vuajtjen e dënimit një ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.

Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio-përgjimi për dosjen “Babale” sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy