
Këngëtari Xhon Jesku ishte i ftuar në programin 'Më prit të dielën' me Ermal Peçi. Teksa fliste për projektet e tij artistike deri në Amerikën e largët shprehu zhgënjimin se si kënga e tij nuk u pranua këtë vit në Festivalin e Këngës. Ai tregon se është viti i tretë radhazi që refuzohet dhe se ka protokolluar një kërkesë pranë zyrave të RTSH, për të cilën s’ka marrë asnjë përgjigje për moszgjedhjen e këngës.
Kam një superprojekt, mjafton të them që u dedikohet vajzave dhe grave, një himn për to. Është hera e tretë që refuzohem, unë s’di të kem bërë asnjë armik. Nuk mendoj që ka artist apo anëtar komisioni që kur e dëgjon, vendos ta lërë këtë këngë jashtë Festivalit.
Pyetjes nëse është drejtuar me një kërkesë ndaj RTSH për të mësuar shkakun e moskualifikimit, këngëtari i përgjigjet:
Elhaida Danit i heq kapelën si artiste, si drejtoreshë artistike s’bën gjëkundi. Kam dërguar një letër drejt Bordit, Drejtorisë së Festivalit.. asnjë përgjigje.



