Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, e cila ka tronditur qytetarët. Këngëtarja Italiane Piera Napoli është vrarë nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tyre në Palermo.
Pas një konflikti me njëri-tjetërin të dëgjuar edhe nga fqinjët e tyre, 37-vjeçari ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, duke bërë kështu që ajo të gjej vdekjen e menjëherëshme.
Sipas mediave italiane ngjarja makabër ka ndodhur për shkak të xhelozisë.
Trupi i pajetë i 32-vjeçares është gjetur në banjën e shtëpisë, ndërsa bashkëshorti i saj Salvatore Baglione, është paraqitur në polici për të njoftuar krimin e tmerrshëm që kishte kryer.
Çifti ka tre fëmijë, ndërsa autoritetet policore kanë mundësuar arrestimin e Baglione.
Për ngjarjen e tmerrëshme ka folur babai i viktimës, ku është shprehur duke thënë se kanë pasur probleme dhe zënka të vazhdueshme.
“Problemet kanë qenë të vazhdueshme, ndërsa vajza qëndroi në shtëpi vetëm për fëmijët”, tha babai i viktimës.



