Integrimi, Meksi: Tre kapitujt e parë me BE më shumë formalë, thelbi mbetet funksionimi i institucioneve (VIDEO)

Integrimi, Meksi: Tre kapitujt e parë me BE më shumë formalë, thelbi mbetet funksionimi i institucioneve (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, ku pritet të vijojë procesi i integrimit europian me mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave. 

 

I ftuar në MCN Live, drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, e ka cilësuar këtë fazë si një hap me rëndësi politike, por me peshë më të madhe formale sesa përmbajtësore.

 

Sipas Meksit, kapitujt që pritet të mbyllen nuk përfaqësojnë pjesën më sfiduese të procesit të integrimit, ndërsa sfida kryesore mbetet funksionimi i institucioneve, qeverisja dhe zbatimi real i standardeve europiane.

 

Është pjesë e procesit dhe për Ramën është një fazë e rëndësishme, edhe për faktin se vjen pas javës së samitit të NATO-s dhe ndihmon në klimën e debatit të brendshëm. Por këta kapituj nuk janë ndër më të rëndësishmit në aspektin e përmbajtjes, janë më shumë formalë. Në këtë sens, nuk shoh që Shqipëria të jetë kundër normave europiane dhe në aspektin formal vendi ynë po përfaqësohet mirë.

 

Ai theksoi se vëmendja duhet të përqendrohet te mënyra se si funksionon administrata dhe institucionet shqiptare, duke nënvizuar rolin e qeverisjes në krijimin e një klime ku institucionet e drejtësisë mund të veprojnë.

 

Thelbi është te qeverisja, e cila ka ditur të lërë SPAK-un të operojë dhe kjo është një gjë e mirë. Mund të ketë një pakënaqësi të madhe, sidomos për shkak se një pjesë e dosjeve ndikojnë te Partia Socialiste, por nga shkurti e këtej reagimet politike kanë qenë më të kujdesshme. Në këtë sens, do të thoja se drejtësia është në rregull, përveç reagimeve politike që shoqërojnë çështje të ndryshme.

 

Meksi tha se nuk ka prova që Prokuroria e Posaçme është penguar në hetimet e saj, por shtoi se procesi i reformimit të institucioneve kërkon kohë dhe se mbetet për t’u parë nëse Shqipëria do të jetë gati për objektivat e vendosura deri në vitin 2027.

 

Nuk kemi prova që SPAK nuk është lejuar të ndjekë prova apo çështje të caktuara. Sigurisht që ka ende punë për t’u bërë dhe ka kohë për të kuptuar nëse Shqipëria do të jetë gati brenda vitit 2027.

 

Duke folur për funksionimin e administratës publike, Meksi u shpreh se nuk sheh ende shenja të qarta përmirësimi në strukturat shtetërore, duke ngritur shqetësimin për mungesën e transparencës.

 

Nuk di të them nëse ka përmirësim, por shenja të forta përmirësimi nuk shoh në administratë, të paktën në ato struktura që njoh. Ka një lloj hermetizmi, përveç rasteve kur dalin informacione për përplasje të brendshme. Kur ne si media kërkojmë informacion dhe përpiqemi të bëjmë zhurmën përkatëse për atë që zbulojmë, përballemi me një administratë shumë të mbyllur.

 

Sipas tij, mungesa e transparencës dhe dobësimi i mekanizmave të kontrollit të brendshëm mbeten ndër problematikat kryesore.

 

E gjithë administrata duket sikur është në një proces mbylljeje dhe tkurrjeje. Auditi i brendshëm është pothuajse inekzistent. Dosjet e SPAK padyshim sjellin efekte në instanca të ndryshme, por për vetë administratën, që të shohim një ndryshim real, aktualisht nuk e shoh. Ndoshta me nisjen e sezonit të ri politik në shtator mund të perceptojmë elementë të tillë.

 

Ai nënvizoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë prioritet i administratës dhe se problemet nuk mund të reduktohen vetëm te përgjegjësia e kryeministrit.

 

Administrata duhet të lëvizë. Në përgjithësi, një pjesë e mirë e akteve janë në nivelin e duhur, por fenomenet si favoret apo lobizmi shfaqen herë pas here në raste të veçanta. Kryesorja është vullneti i administratës për të zbatuar ligjin. Nuk them se është jashtë kontrollit, por mekanizmat funksionues nuk janë në nivelin e duhur.

 

Meksi kundërshtoi gjithashtu idenë se çdo problematikë institucionale duhet t’i atribuohet drejtpërdrejt kryeministrit.

 

Kryeministri mendohet se është ai që ka përgjegjësi për gjithçka, por nuk jam dakord që çdo problematikë që haset të quhet drejtpërsëdrejti faj i kryeministrit. Përkundrazi, kjo ndihmon edhe shkelësit e vërtetë që të fshihen në hijen e kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy