
Konfirmohet humbja e jetës së 50 personave, si pasojë e sulmit me raketa në stacionin e trenit Kramatorsk, në Ukrainë.
Me anë të një mesazhi në Telegram, guvernatori Pavlo Kyrylenko bëri të ditur se 38 persona vdiqën në stacionin e trenit, ndërsa 12 të tjerë që u plagosën, ndërruan jetë më vonë në spital.
Ai tha se gjithsej 98 persona u dërguan në spital pas sulmit, mes tyre 16 fëmijë, 46 gra dhe 36 burra.
Kyrylenko tha në pret që më shumë njerëz të kërkojnë ndihmë mjekësore brenda orëve në vijim.
Sulmi me raketë ndodhi rreth orës 10:30, ndërkohë që në stacionin hekurudhor ndodheshin rreth 4000 njerëz, duke pritur trenin.
Mbetet e paqartë nëse stacioni i trenit ishte objektivi i synuar i raketës, dhe se kush është saktësisht përgjegjës për sulmin.



