Soko: Ndryshimi i çmimit të energjisë dhe pagat e deputetëve, shashka për të mbuluar diskutimin për rrogat e administratës! Po planifikojnë rritje taksash (VIDEO)

Soko: Ndryshimi i çmimit të energjisë dhe pagat e deputetëve, shashka për të mbuluar diskutimin për rrogat e administratës! Po planifikojnë rritje taksash (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Pano Soko deklaroi në studion e “MCN Live” se rritja e pagave të deputetëve dhe ministrave ishte një shashkë që hodhi Rama për të shuar debatin se pse nuk u rritën pagat që u premtuan në 1 prill. Duke vijuar më tej, Soko tha se  rritja e pagës për administratën nuk ishte e mirëmenduar pasi nëse do ishte e tillë, do planifikohej në fund të 2022 në buxhetin e shtetit, por erdhi si pasojë e pakënaqësisë së administratës para zgjedhjeve vendore.

Sipas ekspertit, Rama do i rrisë pagat, pasi nëse nuk e mban premtimin ai rrezikon shumë, duke shtuar se paratë që nuk i ka ai do nisë t’i grumbullojë duke rritur taksat.

Nuk kuptoj kush janë arsyet, kemi pasur vit të shëndetshëm nga pikëpamja e energjisë. Të ardhurat janë të konsiderueshme. Nuk e kuptova kush është sensi i hapjes së një diskutimi që nuk ka nevojë të bëhet. Investimet private ndër vite po progresojnë. Ndërmarrjet private të prodhimit të energjisë po rriten. Prodhimi privat do jetë më i madh shumë shpejt. Me investimet që po bëhen, të gjitha zonat sidomos me energjinë diellore, që duket se ka potencial besoj se do i përmbushin nevojat për energji. Kriza u tejkalua dhe në pikëpamjen e rajonit dhe kontinentit.

Çmimi i energjisë jo vetëm që nuk prodhon kosto për buxhetin, por të ardhura. Pse duhet të paguajnë më tepër, apo të diskutohet kur është ndërtuar një strukturë që arrin të përballojë nevojën që ka Shqipëria. Ndoshta është fakti që i duhen shashka për pagat.

Diskutimi i pagave i solli këto. I solli premtimi i befasishëm i Ramës për rritjen e pagave të administratës. Ky ishte thelbi i diskutimeve që kanë lindur. Rama bëri një premtim që normalisht nuk erdhi si një aksion i mirëmenduar siç duhet të vinte një aksion i tillë që ka faturë të madhe, por erdhi si rrufe në qiell të pastër.

Ne si vend nëse do diskutonim për rritjen e pagave do duhet ta bënim në institucionet që bëhet ky diskutim. Kur u diskutua buxheti nuk u bë diskutimi për rritjen e pagës në fund të 2022. Rama e ka kapur sistemin gafil. Ministria e Financave i kanë thënë që s’kemi të adhurura, dhe e ka shtyrë në kohë duke hapur kështu diskutimesh.

Fatura e rritjes së pagave shkon 370 milionë euro dhe nuk janë 5 lekë që mund të marrë një vendim të mes të vitit, janë shumë e konsiderueshme, prandaj diskutimi duhej bërë që në buxhet. Kur Rama ngrihet në mengjes dhe thotë më duhet të rris pagat, pyetja është ku do i gjesh paratë? Ai duhet të japë përgjigje dhe përgjigjja që kryeministri mori ishte e tillë që e bëri të rimendojë dhe njëherë. Dhe çfarë ka bërë, ka prekur fondin e kontigjencës, e ka zëruar. 80 milionë euro, është zëruar.

Në momentin që ndodh një përmbytje, Shqipëria nuk ka para mënjanë për t’u përgjigjur. Ky fond mbahet për ngjarje të tilla. Qeveria lë para mënjanë dhe i përdor. E bënë zero me rritjen e pagave se nuk e kishim parashikuar. Ka qenë një vënie në skenë për të shuar debatin pse nuk u ritën pagat që në një prill. Rama tha që parlamenti insiston për pagat e veta. Cili deputet i ka thënë Ramës përballë që nuk do e marr vendimin për rritjen e pagave të administratës nëse nuk na vendos pagë më të lartë.

 

Premtimi i rritjes së pagave ishte instiktual, premtim elektoral nëse do ishte menduar do ishte diskutuar në buxhet.

Pse erdhi kjo rritje e befasishme? Qeveria nga 2014-2021 s’ka bërë asnjëherë indeksim pagash, nuk u bë për 7 vite. Pagat duhet të ishin rritur nga pak çdo vit, 2%-3% sa ka qenë niveli i inflacionit. Qeveria nuk e bëri, dhe kur  e pa në sondazhe që administrata ishte e mërzitur dhe mund ta humbte doli një mëngjes dhe tha do e rris pagën me 50%.

Kjo është çështje që politika do e bëjë, problemi ku do i gjejë paratë. Borxh për paga nuk të jep njeri. Ministrja tha po planifikojmë të ndërmarrin një aksion të ri fiskal në periudhë 7 vjeçare, që do të thotë rritje taksash. Të ardhurat, mundësitë që kanë për të rritur të ardhurat do fillojë t’ i vendosin në zbatim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy