Gjatë ditëve të fundit, temperaturat në vendin tonë kanë pësuar ulje, ndërsa kanë sjellë edhe reshje dëbore në zonat malore. ARRSH njofton se grupet e punës kanë dalë në terren, ndërsa metereologia Anira Gjoni tha se përmirësim do të ketë pas datës 15 janar.



