Një punëdhënës i mirë është ai që di t’i trajtojë mirë dhe t’i motivojë punonjësit. Pronari i një kompanie diamantesh në Indi, Savi Dholakia, njihet për zemërgjerësinë e tij.
Kohët e fundit, ai u ka dhuruar punonjësve bizhuteri, makina, madje edhe apartamente.
Dhe ata që kanë përfituat nuk kanë qenë disa, por me qindra.
Mediat vendase shkruajnë se vitet e fundit, ai ka shpërndarë më shumë se 400 apartamente, 1260 makina dhe dhurata të tjera.
Kompania ka parashikuar që në 5 vitet e ardhshme të strehojë dhe të pajisë me makina të gjithë ata që punojnë për të.



