
Ish-drejtori i emergjencave civile, Shemsi Prençi në MCN Live ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë ku një qendër tregtare u përfshi nga flakët.
Ai u shpreh se zjarrfikësja ka kaluar në menaxhimin dhe kontrollin e bashkive dhe se kjo ngjarje tregoi se nuk funksionon fare sistemi për fikjen e zjarrit.
Sipas tij qendrat tregtare janë kthyer në një rrezik permanent në Shqipëri, ndërsa theksoi se Lushnja vërtetoi se nuk ka një makinë zjarrfikëse të kapacitetit të plotë.
Duhet ta lidhim me një reformë të bërë në shërbimin zjarrfikës vite më parë, kur kam qenë drejtor i shërbimi zjarrfikës kaloi në administrim të bashkive me qëllim që kryetarët e bashkive të merrnin përgjegjësitë për zhvillimin e qytetit. Një kryetar bashkie jep lejen për ndërtimin e një pallati 12 katësh dhe leja e zhvillimit të nuk parashikon një sistem emergjence dhe deri te impiantet e shërbimit dhe grupet e shërbimet të brendshëm.
Qendrat tregtare janë kthyer tashmë në një rrezik permanent në Shqipëri dhe ditën e djeshme u pa se më së paku nuk funksionon sistemi fare për fikjen e zjarrit. Një sistem reagues i brendshëm që duhet ta garantojë drejtuesi i qendrës, çdo subjekt që ushtronte aktivitetin nuk kishte fikëse zjarri apo persona të trajnuar,
Më tej ai shtoi se pjesa më e madhe e personave të evakuuar u bë nga banorët dhe se RENEA ka shkuar vonë, reagimin e parë e kanë bërë banorët.
Nëse ne do vazhdojmë të shpresojmë se RENEA do përdoren dhe për zjarrfikëse do të thotë se dhe sot nuk ka ngritur kapacitete po nëse zjarri bie në katin e 10 apo 12. Ngjarja e Lushnjës tregoi se sistemi nuk funksionon që nga abuzimet me lejet e ndërtimit. Për të mos thënë pastaj se pamjet kanë të bëjnë me një kosh automotik që përdoret për shërbimet e bashkisë për të kthyer shërbime në katet e larta por jo për shërbim zjarrfikës.
S’ka një autoshkallë Lushnja, një makinë zjarrfikëse të kapacitetit të lartë pra vështirësitë e shërbimeve zjarrfikëse janë zero. Reagimi i shtetit në qendër, ministria e mbrojtjes nuk u vu në lëvizje as për 8 orë, pra është dashur 8 orë që të shkojnë shërbimet e përforcuara në Lushnje me përjashtim të ndihmës së bashkive fqinje.
Evakuimi u bë nga vetë banorët dhe shërbimet zjarrfikëse ishin në gatishmëri të shpejtë por me kapacitete të pamjaftueshme për ta përballuar. Në këtë kontekst mendoj se duke pasur parasysh se Balla është dhe udhëheqësi politik në Fier duhet ta analizojë me hollësi këtë zjarrin në Lushnje, duhet të reagojë që në bashkëpunim me bashkitë të rregullojnë sistemin e shërbimit zjarrfikëse pasi ka shumë vite që nuk investohet në këtë shërbim. Një nga format që merret kur jepet një leje ndërtimi është firma e shërbimit zjarrfikës dhe atje u vërtetua se japin leje ndërtimi por nuk ka inspektim.



