Ish-drejtuesja e Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashi, është vënë nën masën e sigurisë arrest shtëpi nga SPAK. Gazetari Sokol Bregu tha se arsyeja lidhet me lidhjet e saj me klanet kriminale.
Akuzohet për një sërë veprash. Por kryesorja është lidhja me disa prej klaneve të cilat lidhen me territore të krimit. Është një çështje për t’u parë. SPAK e ka mbajtur të fshehtë cilat janë lidhjet. Por ngado të jetë mafia, lidhet vetëm me pronat dhe me tokën. Sot ne po diskutojmë çështjen e zotit Berisha që gjithashtu lidhet me prona e toka dhe atë të zonjës Xhaçka që lidhet me Himarën.
Bregu tha se nuk është e rastësishme koha kur për të është dhënë kjo masë.
Si do ta trajtojë SPAK cështjen e zonjës është një histori për t’u parë. Ajo nuk erdhi rastësisht në një nga këto ditët kur SPAK i çon GJKKO disa nga çështjet më të rëndësishme dhe ajo nuk jep një vendim. Duke qenë se është në ngërçin e Sali Berishës, GJKKO nuk mund të japë vendime në lidhje me çështje të tjera.
Sot ish-drejtoresha e kadastrës së Durrësit, edhe pse nuk ekziston në Google, është një personal i rëndësishëm në pronat që ka kthyer në plazhin e Durrësit.
Bregu tha më tej se rasti i Durrësit duhet parë me vëmendje pasi aty përplasen shumë grupe kriminale.
Dyshohet se e ka kryer krimin, në çfarë momenti, kjo pastaj është pak e vështirë për t’u kuptuar. Është e falur prona, pra nuk e dimë si e ka përfituar këtë pronë, në mënyrë korrupsioni apo në formë dhurate nga grupet kriminale.
Kadastra e Durrësit është një nga më të rëndësishmet në këtë vend. Aty të gjitha grupet kriminale janë përplasur. Durrësi ka një problematikë shumë të madhe me Kadastrën.
Një ish-drejtor i Kadastrës është Vangjush Dako, sot në burg. Një tjetër ish-drejtor është deputet i PS. Pra, pavarësisht se zonja nuk ka një emër të njohur, ajo ka drejtuar një organ me shumë rëndësi ekonomike dhe politike.



