Vula te Berisha, Kume: Alibeaj përpjekje për organizimin e një grupi kundër Bashës (VIDEO)

Vula te Berisha, Kume: Alibeaj përpjekje për organizimin e një grupi kundër Bashës (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume në MCN Live deklaroi se pas rikthimit të vulës së Partisë Demokratike te shumica, që drejtohet nga Sali Berisha u pa se një ditë më pas Alibeaj nisi përpjekjet për organizimin e një grupimi kundër Bashës.

Ai tha se Basha aktualisht është duke respektuar turin e takimeve në degë, por që sipas tij në interes të tij është patjetër krijimi i një partie të re.

Drupal Ad

 

 

 

Ta nisim nga momenti kur gjykata dha vendimin, ja dha vulën Berishës dhe një ditë më pas ishte dhe parlamenti dhe u pa që në atë seancë që Alibeaj kishte nisur një përpjekje për të organizuar një grupim kundër Bashës.

Pas atij vendimi Basha nuk kishte shprehur që do bëjmë rekurs dhe po ta vëmë re Basha një ditë pas atij vendimi në seancën e radhës parlamentare ka qenë i shoqëruar nga Pampuri dhe Alibeaj me gjithë kolegët e tjerë ishte organizuar më vete. Pra ka nisur njëlloj organizimi kundër Bashës dhe brenda grupit të tyre.

Vula ishte një çështje juridike, Bashën e zgjodhën këta kryetar të PD. Tani Alibeaj që në kohën kur Gaz Bardhi ju bashkua Rithemelimit, bëri kalkulimet e tij dhe kur pa që s’ka shumicën e kryetarëve të degëve u prandaj mendoj se në grupin e Bashës ka disa oportunistë që janë duke shfrytëzuar situatën.

I pyetur nëse do Basha krijimin e një partie të re, Kume tha se Basha është për parti të re sepse nuk kanë zgjedhje tjetër dhe afatet kohore janë në disfavor.

Rekursi është vetëm një gjë për ti thënë se jo si kam lënë betejat në mes. Kërkon një parti të re por derisa është në fazën e rekursit po respekton turin e takimeve që ka nisur duke dalë në të gjitha degët, por që do të krijojë parti të re, patjetër që do e krijojnë këtë parti të re.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy