E paralizuara nga Lushnja kërkon ndihmë, “Xhadat” e ndihmon të përfitojë kempin (VIDEO)

E paralizuara nga Lushnja kërkon ndihmë, “Xhadat” e ndihmon të përfitojë kempin (VIDEO)

"Xhadat" trajtoi rastin e zonjës Liljana Bilo, 73 vjeç nga Kolonja e Lushnjës, e cila është diagnostikuar me paraplegji inferiore në qershor të vitit 2021 dhe që nga atëherë ajo qëndron e shtrirë në krevat, pasi është e paralizuar.

Në shtator të vitit 2021 Liljana doli në komision nga kempi Epror, por që nga atëherë ajo nuk mori asnjë përgjigje se çfarë u vendos për çështjen e saj.

"Kam disa muaj që qëndroj e shtrirë në krevat. U paralizova para 6 muajsh. U shtrova në Tiranë tek spitali i Neurologjise 1 muaj, por pastaj  më nisën për tek spitali i Lushnjës Ihsan Cabej. Nga Lushnja përfundova në shtëpi, ku punësova një kujdestare, të cilën e paguaj vetë. Jam e dorëzuar sepse nuk kam marrë asnjë lekë deri tani. Nuk e di ku kanë ngecur letrat. Dola në komision ne shtator dhe e panë me kamera gjendjen time dhe ma mbyllen telefonin pa asnjë shpjegim”- thotë ajo.

“Xhadat” për t’i ardhur në ndihmë zonjës Liljana, e cila nuk mund të interesohet vetë në institucione, pasi është e paralizuar u drejtua tek kempi epror në Tiranë, ku mësoi se zonja e ka përfituar kempin, por s’e ka marrë akoma, pasi procedurat marrin kohën e tyre.  

Punonjesja e KMCAP: “Zonja e ka përfituar kempin, por dosja është për procedurë për skanim. Nga dalja në komision, procedura zgjat 2 muaj, por rëndësi ka që Liljanja do ta marrë kempin që nga shtatori. Interesohuni pas ca kohësh tek njësia vendore, se aty do ta tërheqi kempin”.

Pasi morën lajmin e mirë, Xhadat ia komunikoi atë nënë Liljanës, e cila nuk nguroi të falënderonte emisionin për përpjekjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy