Rishfaqet Monika Levinski: Nuk ka ditë që të mos e kujtoj…

Rishfaqet Monika Levinski: Nuk ka ditë që të mos e kujtoj…

“Kur isha 22 vjeç u dashurova me shefin tim dhe vetëm dy vjet më vonë i kuptova pasojat shkatërruese. Nuk ka ditë që të mos më kujtohet gabimi im, për të cilin jam penduar thellësisht”. Kështu shprehet ish-stazhistja e Shtëpisë së Bardhë, Monika Levinski, protagonist e skandalit seksual që përfshiu presidentin Bill Klinton në fund të viteve ’90.

Duke folur në Sidnej, në një aktivitet, Levinski ka kujtuar fyerjet që iu bënë pas daljes së skandalit, që sipas saj e kanë shtyrë disa herë deri pranë vetëvrasjes.

Levinski, tashmë 46 vjeçe, është kontributore në fushatat kundër bullzimit kompjuterik.

Një shfaqje e saj në publik pikërisht në kohën kur në SHBA fushata presidenciale po shkon drejt mbylljes duket se nuk do t’i pëlqejë edhe aq kandidates Hillari Klinton. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy