Franca ka një kryeministër të ri

Franca ka një kryeministër të ri

Manuel Valls shpalli dje kandidaturën e tij për president të Francës. Ai do të kërkojë konsensusin e socialistëve për të garuar përballë kandidatit konservator Francois Fillon dhe lideres së të djathtës, Marine Le Pen.

Bernard Cazeneuve është emëruar kryeministri i ri i Francës pas largimit nga posti të Manuel Valls.

“Kam emëruar zotin Cazeneuve si kryeministër. Atij i është caktuar detyra e formimit të qeverisë së re”, tha në një konferencë për shtypin presidenti Fracois Hollande.

53-vjeçari Cazeneuve është një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit Hollande. Ai njihet si njeriu që drejtoi masat kundër ekstremizmit isalmik në vend. Që nga viti 2014, kur është emëruar ministër i Brendshëm, ai ka qenë në krye të masave që pasuan disa sulme terroriste që u kanë marrë jetën rreth 200 francezëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy