Luiza Gega reagon ashpër pas zgjedhjeve në Federatën e Atletikës: Nuk më kanë mbështetur kurrë, nuk i duroj padrejtësitë

Luiza Gega reagon ashpër pas zgjedhjeve në Federatën e Atletikës: Nuk më kanë mbështetur kurrë, nuk i duroj padrejtësitë

Pas zgjedhjeve të fundit në Federatën Shqiptare të Atletikës, ku sportisti Izmir Smajlaj u zgjodh pa rival si president për një mandat katërvjeçar, kampionia europiane Luiza Gega ka reaguar ashpër. 

Fibank 

Atletja shqiptare, me suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, kandidoi për anëtare të kryesisë, por nuk u përzgjodh.

Në një intervistë për programin “Zgjohu me MCN”, Gega nuk e fshehu zhgënjimin dhe shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar ndër vite nga Federata. 

Ajo shpjegoi se kishte nxitur trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, që të kandidonte për president në këto zgjedhje, pasi besonte se atletika shqiptare ndodhej në një moment të vështirë. 

E shtyva trajnerin tim të kandidojë, sepse kjo Federatë ka qenë nën një hije dyshimi që prej dy vitesh, kur drejtuesi i mëparshëm u dënua nga Federata Botërore për shkelje të rënda dhe manipulim të rezultateve. Unë nuk kam marrë kurrë mbështetje nga Federata. Kam punuar vetëm, me mundin dhe sakrificat e mia, dhe nuk e duroj dot padrejtësinë. 

Në punë time i kam arritur vetë normat për garat ndërkombëtare, më është dashur të përballem me mungesën e mbështetjes dhe shpesh me pengesa.

Unë kur kam parë diçka që nuk shkon, kam treguar, lë të mos u pëlqej, sepse një njeri qe punon vet dhe i ndjen nën lëkurë ato dhimbje që ka për shkak të disa gjerave dashakeqëse sepse unë nuk pres që të kem mbështesje siç kanë vendet më të zhvilluara por të paktën kur nuk bëjnë mirë, të mos bëjnë keq. 

Mendoj se nuk kanë pasur çfarë të më bëjnë sepse sporti jonë ka disa normë  që i vendos federata botërore dhe në momentin që unë i kap ato, le te themi se ato të marrin përsipër që kjo sportiste duhet të vij patjetër sepse i kam kapur ato norma, pra nuk ka vend për interpretim. Ata nëse do të kishin pasur një mundësi do ta bënin, nuk kam pasur kurrë mbështetje nga federata dhe arsyeja po e shtyja trajnerin tim është se të vetmin njeri që më ka shtyre të bej diçka është ai.

 Edhe unë do ta kisha lënë si shume sportist te tjerë por ja ku jam si ndër te vetmet shpotiste mbi 30 vjeç që vazhdoj garimin sepse trajneri im me pasionin që kishte dhe me kushtet financiar që kishte më ka suportuar. 

Për Gegën, një nga arsyet kryesore të reagimit është edhe drejtuesi i ri, Izmir Smajlaj, dhe lidhja e tij me Gjergj Rulin, ish-trajner dhe president i mëparshëm i Federatës, për të cilin ajo shprehet se ka pasur ndikim negativ në karrierën e saj.

 Për shkak të Rulit kam vuajtur shumë. Ai ka ushqyer një frymë të padrejtë që është trashëguar dhe te Izmiri. Prandaj nuk mund të hesht.

Nuk kam dëshirë të sulmojë askënd personalisht, por synon që zëri i saj të jetë një thirrje për drejtësi dhe ndryshim në sistem.

 Unë i kam dhënë jetën time këtij sporti. Nuk dua që sportistët e rinj të kalojnë të njëjtat vështirësi që kam kaluar unë. Dua që sistemi të jetë i drejtë për të gjithë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy