
Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë protestuar sot te parku i liqenit të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka vendosur memoriali turk. Qytetarët ishin mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së këtij memoriali.
Por gjatë kësaj proteste, qytetarët hasën në rezistencën e policisë e cila kishte marrë masa për të ruajtur memorialin në fjalë. Kjo ka sjellë edhe në një përplasje mes policisë me qytetarët.
Policia e cila ka rrethuar memorialin, nuk lejoi protestuesit që të afroheshin te memoriali.



