Presidenti Iranian Ebrahim Raisi do të vizitojë Rusinë ditën e enjte dhe do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Lajmin e bëri me dije Kremlini këtë të martë.
"Do të ketë bisedime ruso-iraniane më 7 dhjetor", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, kur u pyet për datat e vizitës së Ebrahim Raisit.
Irani dhe Rusia janë dy vende nën sanksione perëndimore dhe prej kohësh po forcojnë lidhjet e tyre ekonomike dhe ushtarake.



