Grantet e start-up, Progni: Mungesë transparence për kriteret, përfitoi një kuzhinier, të talentuarit ikin jashtë (VIDEO) 

Grantet e start-up, Progni: Mungesë transparence për kriteret, përfitoi një kuzhinier, të talentuarit ikin jashtë (VIDEO) 

Gent Progni, ekspert i teknologjisë së informacionit, thotë se nuk ka transparencë për kriteret mbi të cilat vlerësohen përfituesit e granteve për Start Up-et. Në një intervistë në MCN TV, Progni tha se shpjegimet e ministres Edona Bilali në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes nuk janë aspak bindëse.  

Nuk janë përgjigje bindëse. Nuk janë përgjigje të problemeve që ne kemi ngritur. Nuk dimë me çfarë kriteresh kanë fituar ata që janë shpallur fitues. Ne kemi një person, Bleri Dervishi, më rezulton kuzhinier që ka marrë pjesë në një emision Mastershef dhe merr 99 milionë lekë si lehtësues start up. Ministrja duhet të bëjë një përpilim të listës për çdo aplikues dhe të thotë pse ky individ ka fituar dhe si të tjerë jo. Më kanë bërë përshtypje dy të rinj. Njëri prej tyre nuk fitoi dhe idenë e tij po e avancon tani në Gjermani. Një vajzë tjetër ka aplikuar për inovacionin botëror dhe përgjigjja ishte se ky nuk është inovacion. Nëse u kthejmë përgjigje këtyre, kemi shpresë se zonja ministre ka bërë arsyetim dhe ka transparencë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy