Ndoka: Topalli e Bode kanë “ngrënë” të tjerët në PD, tani duan të “kafshojnë” kryetarin

Ndoka: Topalli e Bode kanë “ngrënë” të tjerët në PD, tani duan të “kafshojnë” kryetarin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, kundërshton qëndrimet e Topallit dhe Imamit, që dolën dje hapur me propozimin për të shkarkuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ndoka, i cili është vetë pjesë e listës së PD-së në qarkun e Shkodrës, shkruan se Topalli dhe Bode kanë “ngrënë” të tjerët në PD.

“Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të ‘kafshojnë’ kryetarin e tyre!”, shkruan Ndoka.

I pyetur nga “Tirana Today” lidhur me emrat konkret që themeluesit e PD-së kanë spostuar nga rradhët e kësaj partie ai tha: “Çdo grua në PD ka provuar takat e Jozefinës duke filluar nga Albina Karamitro”. Karamitro ka qenë një nga gratë më të rëndësishme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Legjislaturën e III të Kuvendit të Shqipërisë gjatë viteve 1996-1997.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy