Raportet e institucioneve të drejtësisë dhe interpelanca në Kuvend/ Jashtë protestë

Raportet e institucioneve të drejtësisë dhe interpelanca në Kuvend/ Jashtë protestë

Seanca e sotme parlamentare zhvillohet me një rend dite të ngarkuar që përfshin shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve kryesore të drejtësisë për vitin 2025, mes tyre Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK.

 

Në qendër të diskutimeve do të jenë projektrezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve për vitin 2025, mes tyre Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

 

Vëmendje të veçantë pritet të marrë raporti vjetor i SPAK-ut, i cili parashikohet të shoqërohet me debate politike mbi rezultatet e strukturës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

Në axhendën e Kuvendit janë përfshirë edhe raportet e Avokatit të Popullit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Po ashtu, gjatë seancës do të zhvillohen interpelanca dhe seanca pyetje-përgjigje me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Blendi Himçi, Bujar Leskaj dhe Erald Kapri.

 

Paralelisht me punimet parlamentare, jashtë godinës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në orën 08:30 në sheshin “Skënderbej”, prej nga do të marshojnë drejt Parlamentit. Protestuesit kanë deklaruar se do t'u urojnë deputetëve ‘pushime të mbara”, duke shënuar në këtë mënyrë mbylljen e sesionit parlamentar. Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00.

 

Rendi i ditës

Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.7.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 16.7.2026 dhe 20.7.2026.

2. Njoftime.

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025″.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025″.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”.

10. Interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Blendi Himçi.

11. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.

12. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.

13. Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026″

14. Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturorturistik me përmasa ndërkombëtare”.

15. Projektligji “Për grupimet ekonomike me interes evropian”.

16. Projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)”.

17. Projektligji “Për statutin e shoqërive evropiane (SE)”.

18. Projektligji “Për mbylljen e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim”.

19. Projektligji “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”.

20. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara dhe detyrimet kontraktore dhe tregtare”, të ndryshuar”.

21. Projektligji “Për shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

22. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar”.

23. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 08.07.2004, “Кodi Detar Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

24. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar”.

25. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10093, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”””.

26. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2018, “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”

27. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar”.

28. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 173/2014, “Për disiplinën në Forcat Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

29. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82 datë 26.07.2024, “Рër Policinë e Shtetit”.

30. Projektvendim “Për emërimin e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik”.

31. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

32. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

33. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Komisionit të Prokurimit Publik”.

34. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy