
Gazetari Sokol Bregu e sheh pozitivisht konferencën e shefave të policisë së Bashkimit Evropian në Tiranë. I ftuar në MCN Live, Bregu u shpreh se konferenca e përbashkët është e rëndësishme pasi dhe partnerët të cilët e shohin me dyshim Shqipërinë, tashmë mund ta ndihmojnë atë në operacione policore.
Bregu tha se dy vende janë ato që e kanë ndihmuar Shqipërinë në operacione, Italia dhe Spanja. Ndërkohë vendet e Beneluxit janë ato që janë treguar të tërhequra në këto operacione, kjo pasi ato nuk i japin rëndësi Shqipërisë.
Policitë e vendeve të tjera nuk e kanë ndihmuar realisht policinë shqiptare. Ka patur njësi që merren me identifikimin e kokave të krimit të organizuar të Shqipërisë në disa vende të BE, janë identifikuar në momentin që ka qenë në një banesë të caktuar. I është dërguar disa partnerëve të caktuar të cilët nuk e shohin me ndonjë ndihmë të madhe Shqipërinë dhe e kanë vonuar operacionin ndërkohë që personat kanë lëvizur.
Dy vendet të cilat e duan pafundësisht dhe e kanë ndihmuar Shqipërinë janë Italia dhe Spanja. Ngërçi ka ndodhur me vendet e Beneluxit, janë vende të cilat nuk e ndihmojnë pothuajse fare Shqipërinë.
Unë jam një krikik si funksionon vendi në Shqipëri, por në këto raste më ka ardhur keq sepse kam parë punë voluminoze dhe në momentin për ti goditur policitë atje janë vonuar në mënyrën e tyre. Kjo sepse për ne ata janë kokat e krimit të organizuar, por për ato vende ata janë thjesht një “angari” pune, sepse janë asgjë më ta. Është e rëndësishme të marrim një mbështetje nga ata partnerë të cilët na shohin me dyshim: Belgjika, Hollanda dhe disa vende të tjera. Është e thjesht të shash Shqipërinë për menaxhimin, por nga ana tjetër na konsiderojnë si një vend të 3 të sigurt, pra nuk na quajnë një vend Evropinë.



