
Prej më shumë se 10 vitesh, banorët e tri lagjeve në Durrës detyrohen të bashkëjetojnë me ndotjen. Në kanalin në lagjen numër 14, përpos mbetjeve plastike, derdhen edhe mbetjet e thertoreve që operojnë në zonë. Kjo ka bërë që banorët të ngrenë ankesa të shumta, mirëpo përgjigja e vetme që marrin nga Bashkia Durrës, është mungesa e fondeve për të bërë pastrimin e kanalit. Ndjekim kronikën!



