Urbanizimi, Spaho: Qytetet tona rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më të pajetueshme

Urbanizimi, Spaho: Qytetet tona rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më të pajetueshme

Një raport i Institutit të Bashkive në vend tregon se për vitin 2024 të gjitha bashkitë kanë rritur arkëtimet. Kjo rritje thuhet se është ndikuar nga shtimi i sipërfaqeve të lejeve të ndërtimit dhe ndryshimeve në çmimet e referencave. Veç Tiranës, edhe Kamza e Golemi kanë shtuar numrin e lejeve të ndërtimit. 

 

Në studion e MCN Informacion, Mateo Spaho, ekspert ekonomie, thotë se kjo është e përkohshme, pasi lejet e ndërtimit do të vijnë duke rënë.    

 

Spaho tha se për shkak të ndërtimit pa një plan të mirëstrukturuar urbanistik, qytetet e Shqipërisë mund të bëhen të pajetueshme.  

 

Një pjesë e mirë e bashkive, zgjedh t’i sigurojë të ardhurat me leje ndërtimi. Por ato duhet të jepen sipas kushteve të caktuara. Në Tiranë sapo janë dhënë leje për t’u futur 100 mijë persona shtesë në një vit. Pra sasia e ndërtimeve është vërtetë e madhe dhe nuk mund të mbahet në afat të gjatë. 

 

Pra, nëse sot bashkitë japin leje dhe me to mbajnë buxhetet, nesër kjo nuk do të jetë më e mundur.

 

Në planifikimin urban së pari vendoset ku do të jenë rrugët dhe pastaj vendoset ku ndërtohet. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Rezultati janë rrugët gjarpëruese si në mesjetë. Pra nuk bëhet trajtim cilësor i territorit. Për pasojë kostoja është e madhe. P.sh. ne e dimë që Shqipëria ka plazhe jo të pastra, çka lidhet me trajtimin e ujërave. Qytetet tona rrezikojnë të bëhen gjithnjë e më të pajetueshme. Të bërit ekonomi, për shkak të transportit, bëhet më e vështirë. 

 

Po të shohim strukturën e PBB, do të vërejmë se përtej elementit të turizmit nuk ka gjë tjetër. Këtë vit do të kemi rënie të numrit të turistëve. Kemi për të parë në shtator se këtë vit, numri i turistëve nuk është rritur. Shitblerjet nuk janë aq të mëdha dhe pushtetit vendor do t’i rriten detyrimet. Kërkesat për leje ndërtimi në vitet e ardhshme do të ulet, që do të thotë më pak para. Vështirësitë do të rriten. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy