Agnetha Fältskog e grupit legjendar suedez të popit ABBA ka rinisur karrierën e saj solo me një këngë të re.
Premiera botërore e “Where Do We We Go From Here?” do të prezantohet sot në BBC Radio, bën me dije këngëtarja në një postim në Instagram.
Kënga është nga një version i ripërpunuar i albumit të saj të vitit 2013 "A".
"E dua muzikën. Muzika është në zemrën dhe mendjen time gjatë gjithë kohës. Unë jetoj dhe fle me muzikë”, tha Fältskog.
ABBA fitoi famë me hitet si "Mamma Mia", "Dancing Queen" dhe "Take A Chance On Me", por katërshja e përbërë nga Fältskog, Anni-Frid "Frida" Lyngstad, Benny Andersson, Björn Ulvaeus, i ndanë rrugët e tyre në vitin 1982.
Më pas, në vitin 2021 grupi u ribashkua për albumin "ABBA: Voyage", i cili përmbante 10 këngë.



