Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 7.5 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i saj Nikolas Hamzai.
28 vjeçari kishte fshehur drogën poshtë sediljes së parë të pasagjerit në automjetin me të cilin udhëtonte.



