
Porosia e Indisë për furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake nga Rusia ka arritur një vlerë prej 14.5 miliardë dollarësh, raportojnë mediat ruse.
"Kjo është një shifër shumë domethënëse", komenton Dmitry Shugaev, kreu i Shërbimit Federal të Bashkëpunimit Teknik Ushtarak të Rusisë. Kryeministri indian Narendra Modi është mysafir i Vladimir Putin në Forumin Ekonomik të Vladivostok.
Astronautët për misionin e parë hapësinor indian të Gaganisë do të stërviten në Rusi, u shpreh Narendra Modi në një konferencë shtypi në Vladivostok pas një takimi me Presidentin rus Vladimir Putin. Më parë, kreu i qendrës ruse të stërvitjes së kozmonautit, Pavel Vlasov, tha që fillimi i përzgjedhjes së një astronauti indian është planifikuar për këtë muaj.



